Qendrat e votimit janë hapur për votim të hershëm në shtetin kyç të fushëbetejës elektorale, pikërisht në Florida ku Hillary Clinton dhe Donald Trump janë në një garë të ngushtë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë votimi i hershëm me postë ka filluar ne Florida disa javë më parë, ku mbi një milion njerëz kanë shprehur vullnetin e tyre. Një sondazh i CBS tregon se Clinton ka një epërsi të ngushtë me tre pikë ndaj miliarderit. Pra sipas shifrave ajo mban 46% të votave krahasuar me 43% të Trump. Miliarderi ka deklaruar se nëse fiton në Florida ai do te fitojë Shtëpinë e Bardhë.

Artikulli paraprakMOT I KTHJELLËT E RRITJE TEMPERATURASH
Artikulli tjetërBARI, KAPEN 700 KG MARIJUANË NGA SHQIPËRIA ME VLERË 5 MILIONË EURO