Nje avion privat me 6 persona ne bord eshte zhdukur nga radarët e Kullës së Kontrollit Ajror të Aeroportit të Shkupit rreth orës 17:53 të kësaj të marte, ndersa kishte kerkuar te ulej per tu furnizuar mer karburant.Personat e vdekur jane 4 italiane dhe dy kosovare. 

Sipas mediave maqedonase avioni tip Piper ka kerkuar te ulet ne aeroportin Aleksandri i Madh,10 km larg Shkupit.Trupat e MPB kane nisur kerkimet ne terren dhe është gjetur i rrëzuar në afërsi të fshatit Vetersko të Velesit. Informacionet paraprake nga shërbimet e ndihmës së shpejtë bëjnë të ditur e avioni është në flakë, por është e pamundur t’i afrohesh vendit të ngjarjes për shkak të terrenit.Rrëzimin e avionit e kanë konfirmuar edhe banorë të fshatit, që kanë dëgjuar një zë të fuqishëm, ndaj dhe dyshojnë se ka pasur edhe shpërthim, por pa përcaktuar nëse ka ndodhur para rrëzimit apo pas. Në vendngjarje janë nisur shërbimet e urgjencës nga Shkupi dhe nga Veleshi. Agjencia “NOVA” e konfirmoi për Ministrinë e Punëve të Brendshme lajmin. Momentalisht dihet se avioni ishte nisur për fluturim komercial nga Trevizo në Itali, ndërsa kishte njoftuar Aeroportin e Shkupit se do të ndalej për t’u furnizuar me karburant. Avioni i rrëzuar rezulton të jetë i tipit “Piper”, prodhim italian por i regjistruar në Gjermani, e ka kapacitet prej  6 udhetaresh. Mesohet e avioni i rrezuar ka qene i shoqeruar dhe me dy avione tjere te ngjashem me te dhe kishin destinacion Prishtinen.Dy avionet e tjere jane ulur pa asnje problem.Avioni i rrezuar ka humbur sinjalin qyshkur po fluturonte mbi territorin shqiptar.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET MAKINA E PUTIN,VDES SHOFERI I PREFERUR I TIJ
Artikulli tjetërDIGJET NE VLORE NJE VAGON TRENI UDHETARESH