Një shtetas belg dhe një shtetas kosovar të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës.

26 vjeçari belg, i identifikuar me inicialet K.Q, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli për akuzën trafik droge.

“Nga hetimet e filluara me datë 07.10.2017 ka rezultuar se K. Q, është pjestar i një organizate kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta kokainë.”informon sot policia e Kukesit.

Gjykata e Shkallës së Parë në Antëerp, Belgjikë me datë 28.05.2019 ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal”, “Trafikim i narkotikëve dhe perkusorëve” parashikuar nga nenet e Kodit Penal belg.

Ai është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Belgjikës.Ndërkohë është arrestuar edhe një shtetas kosovar

28 vjeçari lindur në Dubravë të Kosovës ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga interpol Bern në Zvicër për akuzën e vjedhjes

.
“Në harkun kohor 21 Dhjetor 2018 dhe 13 Mars 2019, në kantonin e Gjenevës, H.B, dyshohet se ka kryer 21 vjedhje, duke hapur me forcë dyert, dritaret e banesave, ka hyrë në shtëpitë dhe apartamentet private dhe ka vjedhur objekte dhe shuma të ndryshme parash” informon policia e Kukesit.Ai do të ekstradohet drejt Zvicrës.

Artikulli paraprakU FUT PËR TU LARË, MBYTET NJË TJETER PUSHUES NË ZVËRNEC, I DYTI NE 24 ORE
Artikulli tjetërSHTRENJTOHEN USHQIMET, KORRIKU SHËNOI KULMIN