Një ditë para largimit nga Shqipëria përfaqësuesja e misionit të ODIHR Audrey Glover ka shkuar në ambientet e Komisionit Qendror Zgjedhor për të zhvilluar një takim me kryetarin e KQZ Klementi Zgurin.

Shefja e misionit të ODIHR ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të partive politike në Shqipëri, përfshirë edhe krerët e opozitës jashtë parlamentare.

Një ditë pas zgjedhjeve, Glover prezantoi raportin paraprak të OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit ndërkohë që njoftoi se brenda tre muajsh, OSBE do të paraqesë një raport të plotë lidhur me procesin zgjedhor.

Kreu i KQZ kërkoi në mbledhjen e zhvilluar pas zgjedhjeve lokale se duhen hapur të gjitha kutitë e votimeve për të verifikuar parregullsitë e pretenduara, propozim i cili u hodh poshtë me votë nga anëtarët e komisionit, Jorgaqi, Bitri dhe Biba.

Artikulli paraprakZARF ME PLUMB, KËRCËNOHET SËRISH MATTEO SALVINI
Artikulli tjetërMETA ME HEBRENJTË E AMERIKËS: VENDI NË KRIZË, SHËROHET ME VOTË TË LIRË, KAM KËRKUAR 3 PALË ZGJEDHJE NË 13 TETOR