Skuadra angleze e Chelsea-t ka emëruar italianin Maurizio Sarri si trajnerin e tyre të ri për tre vitet e ardhshme, vetëm një ditë pas shkarkimit të Antonio Contes.

Nën drejtimin e tij, Napoli arritur rekord pikësh në Serie A duke u mposhtur vetëm nga kampionët e Juventusit.

Jam shumë i lumtur që po vij në Chelsea dhe Premier League. Është një periudhë emocionuese në karrierën time.

Mezi pres që të filloj punën dhe të takoj lojtarët të hënën para se të udhëtojmë drejt Australisë.Shpresoj të sigurojmë futboll të këndshëm për tifozët tanë dhe të fitojmë sa më shumë trofe në fund të sezonit.

Sipas drejtores së re të klubit anglez, Marina Granovskaia, Sarri është sjellë jo vetëm për të përmirësuar rezultatet, por edhe për të përcjellë filozofinë e tij në ekip.

Emërimi i Sarrit u njoftua në një deklaratë në faqen e internetit vetëm një ditë pas shkarkimit zyrtar të Contes.

Artikulli paraprakFUNDJAVË E ZJARRTË, FRANCA PËRFORCON SIGURINË
Artikulli tjetërPO VJEN I NXEHTI NË SHQIPËRI? TEMPERATURAT NUK DO TË KALOJNË 35 GRADË