Shpallja Kardinal e Dom Ernest Troshanit nga sheshi papal i Vatikanit gjatë ditës së dielë, është një e paprtitur e bukur për motrat françeskane të Krishtit Mbret në fshatin Trush.

Sipas motër Bore Nikës, ky është një emërim i merituar duke patur parasysh përvujtërinë dhe besimin e Dom Ernestit në vuajtje. Sipas motrës françeskane, çdo gjë nisi nga dëshmia e Dom Ernestit gjatë vizitës së Papës në Shqipëri, rrefim i cili preku gjithë botën. Dom Ernest Troshani është famullitar pranë Famullisë së Shën Prendës në Trush, ndërsa me shpalljen e tij Kardinal, do ta ndajë jetën meshtarake ndërmjet Arqidioqezës Shkodër – Pult dhe Vatikanit. Thirrja e emrit të tij nga kreu i Selisë së shenjtë është një ngjarje e veçantë për gjithë popullin shqiptar, pasi ai bëhet shqiptari i dytë që shpallet Kardinal.

Artikulli paraprakITALI, SHQIPTARJA VDES NË NJË AKSIDENT, RËNDË 3 FËMIJËT
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR NDRYSHIME NË DREJTORI