Gjermani, një i vrarë dhe një i plagosur në një parukeri

Një person është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur në një sallon parukerie në Dueren. Mediat raportojnë se forcat e sigurisë pasi morën raportimin shkuan menjëherë në vendin ku ndodhi ngjarja. Brenda sallonit policia gjeti një person të vdekur, dhe një grua të plagosur. Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes. Forcat e policisë po hetojnë nëse ngjarja ishte rezultati i ndonjë konflikti në marrëdhënie apo ndonjë problem tjetër.

Artikulli paraprakARRESTOHET MASHTRUESI,MERRTE 70 MIJE EURO PER NJE VIZE KANADEZE
Artikulli tjetërZHGENJIMI PAS ZGJEDHJEVE,NAZIF CUNGU:TIRANA KA BRAKTISUR SHQIPTARET MALIT TE ZI