Sot shënohet plot një javë rezistencë e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.

Këtë të mërkurë studentët kanë thirrur një protestë të heshtur, vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor.

Dhe pse pati mendime të ndryshme rreth vendit ku do të pozicionohen, para Kryeministrisë apo Ministrisë së Arsimit, studentët duket se i kanë dhënë zgjidhje përmes një sondazhi online që ka vulosur me 64% të votave qëndrimin para MAS.

Ora mbetet e njëjtë, 10:00.Por grumbullimi do të nisë që 08:30 pranë Fakulteteve respektive.

Të martën skadoi afati i lënë nga studentët për qeverinë lidhur me plotësimin e kërkesave.

Rama mbetet i hapur për plotësimin e tyre nëse ulen në dialog, studentët nga ana tjetër refuzojnë çdo lloj negociate pa plotësimin më parë të 8 pikave të parashtruara prej tyre.

Ora 08:04 Një grup i vogël studentësh kanë kaluar natën para Kryeministrisë

Ora 07:54 Nga Gjirokastra nuk do të nisen studentë drejt Tiranës. Protestën do ta zhvillojnë atje në orën 10:00.

Artikulli paraprakKËRKESAT DHE PROTESTA E STUDENTEVE
Artikulli tjetërPROTESTA E STUDENTËVE, KRYEMADHI NË KONFERENCË URGJENTE: GJENDJA, KRITIKE. TË PLOTËSOHEN KËRKESAT