Një tërmet i fuqishëm me magnitutë prej 7.4 ballësh goditi Rusinë të enjtën, njoftoi Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Agjencitë ruse të lajmeve nuk raportuan për dëmet e mundshme në objekte dhe popullatën lokale.
Tërmeti goditi gadishullin Kamchatka në lindje të Rusisë.

Qendra paralajmëruese e cunamit tha se valët e mundshme të cunamit nga tërmeti ishin të mundshme brenda perimetrit 300 kilometra përgjatë brigjeve të Rusisë.

Artikulli paraprakEUROSTAT: 183 MIJË SHQIPTARË APLIKUAN PËR AZIL NË NJË VEND TË BE
Artikulli tjetërPRISHTINA “ZHYTET” NË SMOG, GJENDJA E AJRIT ALARMANTE