Pas një shkëputje të gjatë nga tregu muzikor, Adele ka menduar që të kthehet fuqishëm. Pak kohë më parë u raportua se ajo po punonte për të sjellë një album me këngë cilësore dhe duket se kjo kohë ka qënë mjaft impenjative për të.

Një foto që tashmë qarkullon në rrjetet sociale dëshmon se së shpejti ajo do të vijë me një bashkëpunim. Thuhet se ajo do të vijë me një projekt të ri me këngëtaren Lady Gaga. Këngëtarja amerikane ka postuar në Instagram një foto me këngëtaren britanike me mbishkrimin: “Asgjë si një e mërkurë me mikeshën time të bukur Adele”. Fotoja mendohet se është shkrepur në banesën e Lady Gaga-s në Los Anxheles .

Artikulli paraprakJa cfarë duhet të bëjme nëse na ze makina !
Artikulli tjetërElvana gjata së shpejti me albumin e 3-të.