Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës në zonat malore, por kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta do ketë në zonat bregdetare. Parashikohet që pasditja dhe nata të përmirësojnë ndjeshëm kushtet atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në vlerat minimale por rriten në ato makismale duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C deri në 19°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qëndre ciklonare mbi Gadishullin Iberik do të diktojë vranësira të dendura, reshje shiu dhe stuhi ere në këtë pjesë të Europës. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga mot i kthjellët

Artikulli paraprakPËRZIERJE EMOCIONESH NË 1 MIN E 20 SEKONDA…VIDEOJA QË DO JU BËJË TË NDIHENI KRENARË QË JENI SHQIPTARË NË KËTO DITË TË VËSHTIRA PËR VENDIN
Artikulli tjetërLEZHË- DHUNONTE NUSEN E DJALIT NË SY TË FËMIJËVE DHE E KËRCËNONTE SE DO E VRISTE, ARRESTOHET VJEHRRI 65-VJEÇAR