Sot është dita kur të gjitha shtëpitë rrëzëllijnë me dritat e festave sepse i thuhet zyrtarisht mirëserdhe Vitit të Ri.

Shumë prej personave mezi e presin ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjes, por nëse në mesin tuaj ka ndonjë që nuk ka pasur kohë të merret me gjetjen e bredhit perfekt dhe zbukurimeve atëherë duhet të dini trendin më të fundit.

Një pemë Krishtlindjeje ngjyrë rozë është trendi i ri që ka përqafuar familja Kardashian dhe jo vetëm.

Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian kanë publikuar foto me pemën e tyre të Krishtlindjes dhe na duhet të themi që duket e mrekullueshme.

Edhe Khloe publikoi një foto me vogëlushen e saj True, teksa qëndronte pranë një peme ngjyrë rozë.

Vitin e shkuar trendi i pemës ngjyrë të zezë bëri namin, por këtë vit është koha për ngjyra të ndezura që sjellin pozitivitet.

Artikulli paraprakMPJ E KOSOVËS: BOTA TË NDALË MOHIMIN E MASAKRËS SË REÇAKUT
Artikulli tjetërVDEKJA E KRYEKOMISAR HAJDARMATAJ, PD INFORMACION ZYRTAR QEVERISË PËR 4 ÇËSHTJE