Nëse edhe ju e keni blerë këtë filxhan në Shqipëri, duhet ta ktheni në vendin ku e keni blerë ose nuk duhet që ta përdorni pasi është i rrezikshëm për shëndetin tuaj. Këtë e ka konfirmuar Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut të cilët në kuadër të monitorimit të sigurisë konsumatore, deklarojnë se produkti në fjalë nuk përmbush standardet në treg.

“Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar , në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 394243, për produkt “Filxhan me fibra bambuje”, të cilët pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të lartë të migrimit të melaminës mbi normën e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.”- njofton ISHMT.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: FILXHAN ME FIBRA BAMBUJE

Emri i produktit në etiketë: BAMBOO FIBER MUG

Numri i artikullit: ZF-004M

Pamja e jashtme e produktit: 8.5 cm, 450 ml

Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN

Barkodi: 0491316000035

“Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë. “-njofton më tej ISHMT.

Më pas ISHMT njofton se ka nisur një fushatë kundër produkteve që janë jashtë standarteve të tregut dhe se për këtë po bashkëpunon edhe me Doganat.

Artikulli paraprakNETË TROPIKALE NË RRETHIN E ARKTIKUT. I NXEHTI PO PËRPARON NË VERI TË KONTINENTIT (FOTO)
Artikulli tjetërLEZHE, MAKINA PËRPLASET ME MOTOÇIKLETËN