Skuadra e Vllaznisë nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e zhvilluar me Veleçikun.

Në përballjen e luajtur në fushën sportive të Shtojit kuqeblutë barazuan në 1-1 me koplikasit, skuadër që Vllaznia do ta ketë edhe në grupin e saj në kampionat në Kategorinë e Parë.

Edhe pse ekipi i Hasan Likës shënuan të parët në minutën e 28′ me të riun Zogaj, skuadra e drejtuar nga Besnik Duli gjeti golin e barazimit në pjesën e dytë me anë të mbrojtësit Lami i cili solli barazpeshën në minutën e 75′ të ndeshjes.

Skuadrat nuk kanë shumë kohë që kanë nisur seancat stërvitore dhe niveli i lojës nuk ishte ai që pritej. Pavarësisht se tek Vllaznia ka një numër të konsiderueshëm lojtarësh të larguar gjatë kësaj kohe pritej që shkodranët të arrinin një fitore me Veleçikun edhe pse ishte thjeshtë një ndeshje miqësore mes tyre.

Vllaznia e nisi këtë ndeshje me Sherrin në portë, më pas Gocaj, Gurishta, Borshi, Marku, Lika, Tafili, Krymi, Hajdari, Bilali, Zogaj ndërsa u aktivizuan edhe Selimaj, Isufi, Zeqja futbollist në provë, Pusi, Antony një tjetër lojtar në provë dhe Mehmedaj.

Në radhët e Veleçikut luajtën nga minuta e parë Vjerdha në portë dhe më pas Kaçubi, B.Çokaj, Lami, Hoxha, Pelinku, Bega, Gokaj, Synaj, D.Çokaj, Toma ndërsa u aktivizuan edhe Lumaj, Popaj, dhe Mustafa.

Ndeshjen e drejtuan treshja e kolegjiumit të Shkodrës me kryesor Indrit Myrtja dhe ndihmësit e tij Fisnik Thorja dhe Jetmir Podgorica. Në pjesën e parë Vllaznia e dominoi lojën duke sulmuar më shumë.

Pas një aksioni të shkodranëve Zogaj merr një asiste brenda zonës dhe nuk e ka të vështirë të krijojë avantazhin në pjesën e parë e cila mbyllet me epërsinë e kuqebluve. Në pjesën e dytë situata ndryshon.

Vllaznia bën disa zëvendësimë për t’i dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve ndërsa ndryshimet i japin mundësi Veleçikut që të kërkojë golin e barazimit. Koplikasit tentojnë disa herë derisa në minutën e 75′ Synaj bën një goditje të bukur nga lartësia dhe brenda zonës përfiton mbrojtësi Lami duke shënuar dhe duke barazuar rezultatin në 1-1

. Në fund Vllaznia ka mundësi ta fitojë ndeshjen por portieri Vjerdha që shkoi nga kuqeblutë tek Veleçiku bën dy pritje të mira. Ky barazim i Vllaznisë tregon se ekipi ka nevojë për shumë ndryshime si e vetmja mundësi për të dalë sërish në Superiore.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA, LIKA: S’JAM I KËNAQUR ME BARAZIMIN
Artikulli tjetërKËRKOHEJ QË NË 2013-N, SHQIPTARI KAPET ME 124 KG KANABIS