Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit.

Një kosovar me inicialet R.H. ka sulmuar me sëpatë në dorë një mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare, për shkak se nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore vajzës së tij 2-vjeçare.

Fatmirësisht, mjeku ka mundur të largohet dhe burri ka goditur si rrjedhojë një tavolinë të gjendur aty pranë.

Policia, e cila arrestoi në vendngjarje qytetarin e xhindosur, është lajmëruar nga mjekët e tjerë që kishin qenë aty pranë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Shaban Azizi ka treguar për gazetën kosovare “Zëri” kronologjinë e ngjarjes.

“Gjatë ditës së djeshme, në mbrëmje nga ora 19:00, një qytetar ka dërguar një fëmijë në ambulancë dhe duke qenë se mjekët kishin grevë, këta të fundit i kanë thënë që janë në grevë dhe nuk mund t’i vinin dot në ndihmë.

Ka tentuar të sulmojë mjekun kujdestar sepse ai nuk i ka ofruar ndihmë. Ai është revoltuar dhe i ka mëshuar tavolinës. Policia ka reaguar menjëherë, e ka arrestuar atë. Ai është ndalur për 48 orë”, tha Azizi.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemajli. “Për fat pasoja fizike nuk ka pasur, përpos inventarit që është dëmtuar dhe traumës që i ka shkaktuar stafit të ambulancës”, u shpreh ai.

Tanimë, kosovarit me inicialet R.H pritet t’i ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Artikulli paraprakS’U KËNAQ ME DHURATAT E KRISHTLINDJEVE, FËMIJA DENONCON BABAGJYSHIN NË POLICI
Artikulli tjetërBIE NUMRI TOTAL I LINDJEVE, RRITET PËRQINDJA E FËMIJËVE QË BËHEN NËNA