Drejtoria e Hetimit Tatimor ka kontrolluar brenda dhjetë ditëve, 1-11 tetor, 1819 biznese, nga të cilët 602 janë kapur me shkelje.Vlera e gjobave ka arritur 19.8 milionë lekë.

Më konkretisht: 8 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).

50 subjekte janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore dhe është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;

149 tatimpagues janë konstatuar me shkelje për moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.118 subjekte janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor;

Artikulli paraprakARRESTOHET JURISTI I HIPOTEKËS I SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetërVRITET SHQIPTARI NË AUSTRALI, PASTAJ I VJEDHIN DROGËN NË BANESË