Nga 1 janari i viti 2020 emri Holandë nuk do të përdoret më. Në vend të emrit që quhet deri më tani ajo do të thirret me emrin e ri, “vendet e ulëta”, edhe pse vendi europian ka vetëm një rajon të saj që i takon këtij specifikimi gjeografik.

Qeveria holandeze ka investuar 200 mijë Euro për këtë ndërrim dhe sipas autoriteteve është një ndërmarrje që ia vlen pasi bëhet fjalë për rritjen e të ardhurave të vendit sidomos nga turizmi.

Pas vendimit të qeverisë në fakt qëndron një strategji e tërë që parashikon ndryshim në logon ndërkombëtare dhe që do të ketë një ndërthurje të 2 simboleve ‘NL’ që është shkurtimi i ‘Netherland’ që përkthehet “Vendet e Ulëta” në gjuhën angleze si dhe një tulipan portokalli që do të zëvendësojë logon aktuale.

Të gjitha institucionet qeveritare, akademike dhe kulturore do të të përdorin logon e re nga janari i vitit të ardhshëm.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme tha se Hollandës i duhej një strategji kombëtare më e njëtrajtshme dhe e koordinuar e markave në mënyrë që të nxisë eksportet, turizmin, sportet e vendit dhe përhapjen e “kulturës, normave dhe vlerave” holandeze në të gjithë botën.

Artikulli paraprakVRASJA E PRODUCENTIT SHQIPTAR, PISTAT E HETIMIT
Artikulli tjetërNDËRRON JETË NË MOSHËN 30-VJEÇARE YLLI I ‘GAME OF THRONES’