Ashtu sikurse ka paralajmëruar, qindra mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur rreth orës 11:30 para Kuvendit kundër marrëveshjes së Demarkacionit.

Protestuesit mbajnë pankarta në duar dhe thërrasin ‘tradhëtarë të kombit” “Isa Pasha” Demarkacioni ishte paralajmëruar të votohej sot në Kuvendin e Kosovës, por mungesa e deputetëve të opozitës dhe atyre serbë, e bëjnë të pamundur mbajtjen e seancës për shkak të mungesës së kuorumit.

***

Policia e Kosovës ka arrestuar dy deputete të Lëvizjes Vetëvendosje. Fillimisht është shoqëruar në polici deputetja Donika Kadaj Bujupi dhe më pas ka ardhur edhe arrestimi i deputetes Aida Dërguti. Sipas mediave në Kosovë Aida Dërguti u arrestua në ambientet e kuvendit pasi u kap me gaz lotsjellës. Më herët pas arrestimit të deputetes Donika Kadaj Bujupi, reagoi edhe Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi. “Sapo kemi marrë lajmin se pushteti ka urdhëruar arrestimin e deputetes së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Donika Kadaj-Bujupi. Pas bastistjeve, inskenimeve, shpifjeve, arrestimit të gazetarëve e mbushjes së rrugëve e shesheve me policë, tash akteve represive të pushtetit u shtohet edhe arrestimi i deputetëve në vendin ku ata janë ushtrues të vullnetit të popullit, pra në Kuvend.

Artikulli paraprakLORIK CANA VUAN NGA NJË SËMUNDJE, MJEKËT I NDËRPRESIN FUTBOLLIN
Artikulli tjetërVLLAZNIA, FIRMOS MESFUSHORI KROAT IVOR WEITZER