Probleme pa fund për Vllazninë në pragndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë që do të luajë fundjavën e ardhshme ndaj Tiranës.

Për sfidën që do të përcaktojë fatin e tyre të qëndrimit apo jo në Superligë, trajneri i ekipit shkodran, Armando Cungu nuk do të ketë të paktën tre lojtarë në dispozicion. Bëhet fjalë për ata që do të mungojnë për arsye kartonash dhe të tre ata janë “viktima” të kartonave të marrë në ndeshjen e fundit ndaj Teutës.

Kapiteni Shtubina dhe sulmuesi Pepa janë ndëshkuar me kartona të kuq, ndërsa Bicaj ka marrë kartonin e tretë të verdhë dhe për këtë arsye, edhe ai është i skualifikuar për takimin e rradhës.Padyshim që këto mungesa e bëjnë edhe më problematike siuatën në këtë pragndeshje dhe ende nuk është e sigurtë si do të ndërtohet formacioni me të cilin skuadra do të dalë në fushë.

Pa lënë manjëne dhe problemin tjetër, atë të gjendjes jo të mirë shëndetësore të 2-3 futbollistëve të tjerë. Morali nuk është aty ku duhet, shto edhe mungesat, në këtë mënyrë kemi të bëjmë me një Vllazni jo në ditët e saj më të mira në prag të përballjes me Tiranën.

E vetmja rrugëzgjidhje për kuqeblutë është mbështetja që pritet t’u japin tifozët e tyre të cilët dy ditët e fundit kanë bërë thirrje për të mos munguar në “Loro Boriçi” në mbështetje të skuadrës së tyre për ta përkrahur atë në arritjen e një rezultati pozitiv që do t’i mbante sërish në Superligë.

Artikulli paraprakLUFTA NDAJ KANABIS SATIVËS NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërINAGUROHET XHAMIA NË QERRET TË PUKËS