Konflikti Siri, nuk ndalen sulmet .Raportohen të paktën 100 viktima,13 fëmijë

Vetëm një ditë pas arritjes së marrëveshjes së SHBA dhe Rusisë për armëpushim në Siri nuk kanë të ndalur sulmet. Të paktën 100 persona mes tyre 13 fëmijë u vranë gjatë sulmeve ajrore të 24 orëve të fundit.Sulmet ndodhën në një market në Idlib ku mbetën të vrarë 60 persona ndërsa 40 të tjerë humbën jetën gjatë një atentati në Aleppo. Ndërkohë këtë të hënë pritet të nisë armëpushimi 10 ditor i cili do të koordinojë sulmet ajrore kundra xhihadistëve. Turqia dhe BE mirëpritën marrëveshjen e arritur ditën e djeshme nga diplomatët amerikanë dhe rus. Po ashtu mediat vendase bëjnë me dije se edhe qeveria e Assad e firmosi dakortësinë e arritur. Konflikti në Siri ka nisur 5 vite më parë për të kundërshtuar qeverinë e Assad e deri më tani kjo luftë ka marrë jetën e mijëra personave

Artikulli paraprakITALI,NJE SHQIPTAR KAPET ME KANABIS,TRE TE TJERE TE NJE FAMILJEJE KAPEN ME KOKAINE
Artikulli tjetërZJARRI NE LABORATORIN E POLICISE SHKENCORE,PROKURORIA PUSHON HETIMET