Një person ka plagosur me mjete të forta(sëpatë) ish-dhëndrin e tij ditën e sotme pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë-Korçë. Nga informacionet paraprake mësohet se Nizami Bezati rreth 54-vjeç, banues në fshatin Kamenicë ka goditur me sëpatë dhe ka plagosur Aleksandër Maksutin rreth 25-vjeç, banues në kamenicë, i cili po trasportohet me urgjencë drejt Tiranës me helikopter, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Ndërsa,autori i dyshuar i ngjarjes, 54 vjeçari ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Burime të vendngjarjes bëjnë me dije se i plagosuri, Aleksandër Maksuti ka një vajzë të mitur me vajzën e autorit. Bezati dhe ish-dhëndri i tij kanë patur konflikte prej disa kohësh.

I plagosuri bashkëjetonte me vajzën e autorit, ndërkohë që është paralajmëruar disa herë që mos afrohej te banesa e saj. Shkak dyshohet se është bërë mosnjohja e atësisë së vajzës së mitur. Mesohet se Bezati e ka goditur me sëpate duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe qafë.

Njoftimi i policisë:

Plagos me mjet të fortë ish-dhëndrrin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, shoqërohet në Komisariat.

Më datë 09.09.2018, rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë-Korçë, ka ndodhur një konflikt midis shtetasit Nizami Bezat, rreth 54 vjeç, banues në Kamenicë dhe ish-dhëndrrit të tij shtetasit S.M, rreth 25 vjeç, banues në Kamenicë.

Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezat, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur shtetasin S.M, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakTSIPRAS: S’KA ÇËSHTJE ÇAME DHE DISKUTIME PËR NDRYSHIMIN E KUFIJVE TOKËSORE ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërSOT NISIN PUNIMET NË DY AKSE RRUGORE, SHKODËR-MURIQAN DHE LEZHË-SHËNGJIN, ARRSH: JA SI DEVIJOHET TRAFIKU