Nje 28 vjeçare nga Tirana denoncon 75 vjeçaren në polici

Një vajzë e re, banuese në Tiranë, i është drejtuar Policisë së kryeqytetit me një kallëzim ndaj vjehrrës së saj, pasi nuk mund të duronte më dhunën e vazhdueshme fizike dhe psikologjike që i bëhej. Burimet zyrtare nga Policia e Tiranës, bëjnë me dije se më datë 03.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtje për shtetasen E.B, vjeç 28, banuese në Tiranë. Mësohet se vjehrra e të resë, me të cilën jetonin në një shtëpi pas martese, shtetasja me inicialet M.B, 75 vjeçe, ushtron në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike e psikologjike ndaj nuses së djalit. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Artikulli paraprakKONTRABANDISTËVE U KAPEN DY KAMIONË ME DRU
Artikulli tjetërTRAJNIM STAFIT DHE PUSHUESVE PËR TË SHPËTUAR JETËN