“O Sali, o flori. Berisha…Berisha… Rama ik, Basha ik” me ovacione është pritur ish-kryeministri Sali Berisha në qytetin e Durrësit.

Qindra qytetarë janë mbledhur para pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në thirrjet e demokratëve për Berishën janë dëgjuar edhe thirrje kundër kreu të PD-së Lulzim Basha, ku i kërkohet largimi sëbashku me Edi Ramën.

Ndërkohë për të pritur Berishën, në Durrës nuk mungojnë as figura të rëndësishme të PD-së, emra si Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, apo Flamur Noka.

Kujtojmë se ky do jetë takimi i katërt që ish-Kryeministri do të zhvillon me bazën e Partisë Demokratike, pas tre tubimeve të para që zhvilloi në Tiranë, Fier dhe Vlorë.

Berisha ka kundërshtuar vendimin e Bashës për largimin e tij nga grupi parlamentar, duke e konsideruar atë “thikë pas shpine”, ndërsa ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Artikulli paraprakNGA 4 TETORI NIS RINUMËRIMI I POPULLSISË NË SHQIPËRI, INSTAT DERË MË DERË NË 50 ZONA
Artikulli tjetër“ZGJEDHJET E 25 PRILLIT GARË ANTIDEMOKRATIKE”, KRYEMADHI TAKON DELEGACIONIN E ODIHR: PRESIM NISJEN E PROCESIT PARLAMENTAR PËR VIJIMIN E REFORMËS ZGJEDHORE