Fshati Obot në njësinë administrative Ana e Malit në Bashkinë Shkodër, është një nga zonat që bashkëjeton cdo ditë me frikën e përmbytjeve.

Edhe pse ende larg stinës së reshjeve, por edhe niveleve maksimale ku hidrocentralet hapin portat, për banorët e kesaj zonë, frika për tu përfshirë nga përmbytjet ekziston gjithmonë. Por nga ana tjeter, ato shprehen se pastrimet e kanaleve kulluese që po kryhen në zonë, minimizojnë sado pak rrezikun që kjo zonë të qëndrojë për ditë të tera nën nivelin e ujit.

Vitet 2010-2011, janë të njohura për këto banorë të cilët sot me sytë nga qielli dhe shpresa e qeverisë për menaxhimin e kaskadës së drinit, i bën të mendojnë për ditë ndryshe dhe jo nën sundimin e ujit, që për ditë të tëra ishte bashkëudhëtarë i tyre

Artikulli paraprakDUHANI , MBIJETESA E BANORËVE TË SHELDISË
Artikulli tjetërART PËR SOLIDARITET