Situata e përmbytjeve në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit është normalizuar që prej 3 ditësh, por nga pas ka lënë pasoja të pallogaritshme për qindra banorë.

Këta të fundit shprehen se prezenca e ujit brenda pak orëve është e patolerueshme, ndërsa thonë se kjo situatë e përsëritur po e bën fshatijn të pabanueshëm. Banorët thonë se kjo zonë ka nevojë për mbështetje dhe ndërhyrje në mënyrë që të shmangen përmbytjet. Dëmshpërblimet e fundit kanë qenë gjatë viteve 2010 – 2011, por dëme në tokat bujqësore ka patur në mënyrë të përsëritur. Ndërhyrjet e bëra gjatë muajit shtator nga ana e Bashkisë Shkodër për pastrimin e kanaleve të kullimit, nuk kanë dhënë asnjë rezultat si pasojë e vërshimit të ujit me intensitet të lartë.

Artikulli paraprakRONALDO, GOLASHËNUESI ME I MIRË NË DERBI DHE KAMPIONAT
Artikulli tjetërMBETJET, SAZAN GURI: KATEGORIKISHT KUNDËR!