Rreth 1000 banorë të fshatit Omaraj në njësinë administrative Gruemirë të Malësisë së Madhe vujanë mungesën e infrastrukturës rrugore. Megjithëse njëra prej rrugëve që kalon përmes banesave të fshatit është rikontruktuar disa vite më parë, aksi tjetër rrugor me gjatësi rreth 3 km është tejet i amortizuar.

Banorë të shumtë jetojnë në gjysmën e fshatit, ndërsa janë plotësisht të penalizuar nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Jashtë kamerave shprehen se shpresojnë që të kryhet ndërhyrje në prag të zgjedhje parlamentare.

Bllokimi i kanaleve të kullimit në të dy anët e rrugës nacionale është një tjetër shqetësim i banorëve, të cilët sapo kanë nisur punën në tokat bujqësore. Aksi rrugor dhe ndërhyrja në këtë zonë është përfshirë në prioritetet e Bashkisë Malësi e Madhe, megjithatë asnjë ndërhyrje konkrete nuk është shënuar.

Gjatë fushatës së fundit elektorale banorët kanë marrë premtime konkrete për ndërhyrje në infrastrukturë, megjithatë asgjë nuk është bërë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“TË ZINJTË ATA Ç’DO TË HEQIN TANI”
Artikulli tjetërIKËN TAHIRI, POR “BLICI RRUGOR” NUK NDALET