Operacion i gjerë anti-terror në Gjermani.Në kërkim një 28-vjeçar çeçen që po planifikonte një sulm të madh terrorist.

Policia gjermane zhvilloi një operacion të gjerë anti-terrorizëm, të shtrirë në disa rajone. Objektiv i operacionit ishte një azilkërkues çeçen 28-vjeçar, i dyshuar se po planifikonte një akt terrorist të përmasave të mëdha. Në kërkim janë edhe 10 meshkuj dhe 4 femra, të gjithë azilkërkues nga Rusia bashkëpunëtorë të tij, të moshave nga 21 deri 31 vjeç. 28-vjeçari çeçen kishte planifikuar ti bashkangjitej celulave të Shtetit Islamik në Siri dhe ishte nën hetim prej vitit 2015. Forcat speciale të policisë gjermane kontrolluan 12 banesa dhe qendra për pritjen e azilantëve, në Tyringi, Hamburg, Saksoni, Bavari dhe në Renin Verior e Vestfali.

Artikulli paraprakNGRIHEN BARRIKADA ANTI EMIGRANTE NE ITALI
Artikulli tjetërARVIT OSJA:BASHKIA S’ESHTE TRANSPARENTE