Policia belge ndërmori mbrëmjen e së shtunës një operacion masiv antiterror në lagjen Molenbek të kryeqytetit të Brukselit

, që njihet si vendi ku ishin strehuar një numër i madh ndjekësish të ISIS-it. Zyrtarët thanë se të gjitha rrugët e kryeqytetit belg u bllokuan, ndërsa forca të shumta policore zbarkuan në lagjen Molenbek ku kryen bastisje të disa banesave. Një helikopter policie është parë gjithashtu të patrullojë në zonë. Mediat vendase raportuan për arrestimin e disa personave, por policia belge tha më vonë se kishin arrestuar tre persona në një seri bastisjesh anti-terroriste. Ndërsa zëdhënësja e prokurorisë Bruksel, Van Wymersch tha se “aksioni ka përfunduar. Asgjë nuk u gjet, asnjë armë, asnjë eksploziv”. Ajo nuk pranoi të japë më shumë detaje, por tha se tre të arrestuarit do të merret në pyetje të dielën për të përcaktuar nëse ata duhet të akuzohen ose të lirohen. Autoritetet belge kanë qenë në gatishmëri të lartë që kur terroristët sulmuan aeroportin dhe metronë e Brukselit më 22 mars, duke vrarë 32 njerëz. Lagjja Molenbek është e lidhur me një numër sulmesh terroriste vitet e fundit. Në këtë zonë ishte edhe shtëpia e Salah Abdeslam, truri i sulmit të përgjakshëm në Paris në vitin 2015, ku u vranë 130 persona.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, PRITEN RESHJE SHIU E DËBORE
Artikulli tjetërPOROSIA E UASHINGTONIT PËR MAQEDONIN “QEVERIA E RE TË FORMOHET PA VONESA”