Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vijon punën për kapjen e personave në kërkim Kapet dhe ndalohet një shtetas për, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kondrabandë” dhe “Ruajtje apo depozitim i mallrave që janë kontrabandë”

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe konkretisht nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim me qëllim vënien para përgjegjësisë penale dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, sot më datë 19.12.2016, bënë të mundur ndalimin e shtetasit : * Agim Mbiarra, 44 vjeç, banues në Shkodër Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi : Në kuadër të operacionit të koduar “AKCIZA”, për goditjen e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, D.V.P.-Shkodër e ka shpallur në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër më datë 30.10.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të parashikuara nga nenet 172/3, 178/3 dhe 179/2 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakNGATËRRUAN ALKOLIN ME DETERGJENTIN E BANJOS, 41 TË VDEKUR
Artikulli tjetërPS BASHKIA SHKODER:PROÇESI I VOTIMIT PER KRYETARE TE FORUMIT TE GRUAS,I RREGULLT