Gjatë një operacioni nga njësia antidrogë në Tiranë jane ndaluar dy shtetas nga Tropoja.

Nga nje video e shperndare shihet se si dy agjentët e antidrogës presin në hyrje të një pallati ardhjen e dy të rinjve të skeduar si shitës droge në këtë zonë.

Ndërkohë që neutralizohet i riu i pare, të tjerë agjentë kryejnë arrestimin e personit të dytë.

Të dy të rinjve i janë kapur 30 gramë drogë e llojit kokainë, një armë zastava, dhe një detonator eksplozivi. Gjithashtu, policia ka sekuestruar disa telefona, një sasi parash dhe një armë.

Burime policore thanë se dy të arrestuarit me inicialet E.D dhe E.D janë me origjinë nga Tropoja.

Njëri nga dy të arrestuarit është personazh i njohur për policinë pasi në vitin 2006 kundërshtoi uniformat blu, për ta ndaluar e si pasojë përplasi me makinë një agjent të antidrogës.

Pak kohë më parë u arrestua një tjetër person i këtij grupi i quajtuar Retion Driza nga Gramshi të cilit iu gjetën 6 doza kokainë.

Artikulli paraprakMETA I PËRGJIGJET KOTZIAS: NËSE SI DI AI, USHTRIA JONË E DI KU JANË KUFIJTË!
Artikulli tjetërKAPET I RIU SHQIPTAR ME MBI 2 KG DROGË NË SHTËPI