Një sasi ekonsiderueshme drogë e llojit heroinë është sekuestruar në Portin e Durrësit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se droga ishte e ndarë në 52 pako dhe ishte fshehur në një kamion me destinacion shtetin fqinj Italinë, ndërsa nuk dihet ende pesha ekzakte e lëndës narkotike. Sipas policisë droga u sekuestrua ndërkohë që kamioni do të ngarkohej në një prej trageteve të linjës Durrës-Bari. Heroina ishte e fshehur në brendësi të kamionit, por u konstatua falë skanerave të doganës dhe informacioneve që policia kishte siguruar në rrugë operative Ndërkohë është ndaluar shoferi i kamionit për t’u marrë në pyetje. Policia po vazhdon kontroll të imtësishem në ambiente te ndryshme të kamionit ku u zbulua lenda narkotike.

Artikulli paraprakISIS KA HUMBUR 50 MIJË LUFTËTARË NË DY VITE
Artikulli tjetër‘MURI’ NË MITROVICË, BE KËRKON ZGJIDHJE