Eksploziv, detonatorë dhe lëndë narkotike janë sekuestruar gjatë një operacioni në fshatin Nicaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se një banor i këtij fshati dispononte armë zjarri, lëndë eksplozive, municione luftarake, dhe drogë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e Vat Lamit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

5 kilogramë e 258 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa e futur në një thes, 600 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, 3 fitila zjarrpërcjellës,3 kapsolla detonator, 1 granatë dore me gjithë ndezës, 1 armë zjarri pushkë, 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Policia arrestoi në flagrancë 41-vjeçarin dhe operacioni u kodua “Nicaj”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Artikulli paraprakMOTI EKSTREM MUND TË VRASË DERI NË 152,000 PERSONA ÇDO VIT NË EUROPË
Artikulli tjetër15 VATRA TË REJA ZJARRI, DY AVIONË NGA GREQIA PËR LLOGARANË