Opozita ka nisur mosbindjen civile, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit. Opozita paralajmëroi bllokimin e gjashtë segmenteve kryesore të lëvizjes së automjeteve në Shqipëri, duke nisur nga ora 17.00, si pjesë e strategjisë së saj. Deputetët e PD-së u shpërndanë në 6 akse kryesore duke paralizuar qarkullimin për tre orë. Çdo segment do të ketë në krye degët e PD në rrethe si dhe deputetët e qarkut.
Afati i bllokimit po kështu mësohet të jetë 3 orë, nga ora 17:00-20:00.
Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, bën të ditur gazetari i Star Plus Elvis Hila.