Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u është drejtuar me një mesazh demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve për të marrë pjesë në protestën e ditës së hënë, në datë 8 korrik në orën 20:00. Sipas PD-së, Basha do të jetë në protestën e së hënës bashkë me familjen. Lideri demokrat tregon arsyet se përse sipas tij shqiptarët duhet të ngrihen në protestën e dhjetë kombëtare para Kryeministrisë me qëllim largimin e Ramës.

“Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën! Të hënën 8 korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria Si Europa! Asnjë hap pas! Rama Ik” shkruan Basha.

Por, pavarësisht asaj që shfaqet në publik, brenda kampit opozitar jo gjithçka shkon sikur duket, pasi kanë divergjenca. Dekreti i Presidentit Meta për 13 Tetorin si datë të re zgjedhjesh lokale ka ndarë PD-në dhe LSI-në. Kryemadhi u shpreh dje se ‘Në 13 tetor kemi zgjedhje’. Ndërsa kreu i PD, Basha këmbëngul në qëndrimin e tij se ‘Kërkojmë largimin e Ramës, nuk ka zgjedhje pa qeveri tranzitore’.

Artikulli paraprakI SAPO PËRFUNDUAR, RAMA E NIS DITËN ME PAMJE NGA BULEVARDI I RI I TIRANËS (VIDEO)
Artikulli tjetërMALIQI-RAMËS:MOS KTHE NË BAZË METËN,DO JESH MË KEQ SE 30 QERSHORI