Kryetari i PD, Lulzim Basha nga Durrësi, ku opozita po zhvillon mbledhjen paralele të ‘Kuvendit’ i ka dhënë një ultimatum kryetarit të Kuvendit që të botojë projektligjin e opozitës për vettingun në politikë.

Ai tha se Ruci nuk e ka botuar projektligjin e PD në faqen zyrtare të Kuvendit, por sërish nuk përmendi vettingun për familjarët e politikanëve.

Gramoz Ruçi refuzon të botojë në faqen e Kuvendit projektligjin e propozuar me nënshkrimin e të gjithë deputetëve të opozitës për vettingun e politikanëve.

Politikanët ti nënshtrohen vettingut, si gjyqtarët, prokurorët dhe policët. Kërkesën e mbështet cdo shqiptar. Heshtja dhe sulmet ndaj dekriminalizmit të mëtejshëm të opozitës, e nxori lakuriq Ramën dhe deputetëve të tij.

Jap këtë ultimatum Rucitr, mos u sill si pronar kuplaraje, por boto online propozimin ta shohin shqiptarët dhe të shikojnë projektligjin. Sot Kuvendi, foleja e krimit do të hedhë posh dekretin e Presidentit, që kthen pas paketën fiskale për lojërat e faktit.

Nesër do tëpublikojmë fakte tronditëse si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin për të ndihmuar bandat e krimit për të shtënë në dorë lojërat e fatit.

Artikulli paraprakREGJISTRIMI I BANESAVE PARA 1991, ARTAN LAME: APLIKIMI FILLON TË HËNËN, JA PROCEDURAT DHE KRITERET
Artikulli tjetërPAS SHKODRËS, E KRUJËS, FNSH ZBARKON DHE NË FIER