Rama tani në Kuvend: Nuk do fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë. Është një punë e vështirë pasi në këtë proces kemi përfshirë dhe ekspertë të huaj.

Fatkeqësisht opozita nuk është këtu sepse nuk është e motivuar nga problemi i krijuar nga vendosja e kësaj pagese në perceptimin e banorëve të zonës së Kukësit,

por është e motivuar për të shfrytëzuar këtë moment pakënaqësie legjitime të banorëve të zonës së Kukësit në funksion të halleve të ditura dhe të paditura të lidershipit të saj.

Duke qenë se opozita nuk është këtu unë nuk do të merrem me pse-të dhe si-të e opozitës që e ka humbur rrugën dhe kërkon të tërheqë sa më shumë njerëz në rrugën e saj pa krye por do të merrem me atë që është detyra jonë e ditës.

Shpjegimi me durim i cështjes që ka krijuar pakënaqësinë legjitime të banorëve të zonës së Kukësit

Artikulli paraprakMOSBINDJA CIVILE, OPOZITA PËRPLASET ME POLICINË NË MILOT
Artikulli tjetërMOSBINDJA CIVILE, BASHA: NË KRAH TË QYTETARËVE, KUNDËR REGJIMIT PRIVAT KRIMINAL