Oratori “Don Bosko” në Shkodër përmbylli lojërat verore me fëmijët e qytetit të Shkodrës. Për katër javë me radhë 825 fëmijë dhe 222 animatorë morën pjesë në aktivitetet edukuese, argëtuese dhe sportive të Lojërave Verore 2022.

Pas katër javësh në mjediset e Oratorit u zhvillua nata finale me 6 ekipeve të përbëra nga skuadrat e Massimo, Alberto, Machiaveli, Ercole, Giulia dhe Luka, personazhe të filmit të njohur për fëmijë Luka i cili këtë vit u përzgjodh si temë për mesazhet që mbart në Lojërat Verore. Në fund skuadra e Ercole fitoi dy kupat, Kupën e Rinisë dhe të Lojërave Verore. Në natën finale të gjitha ekipet shfaqën performancat e tyre artistike duke përcjellë edhe disa mesazhe. Don Giuseppe Liano famullitar i Kishës Don Bosko në Shkodër tha se këto katër javë me fëmijët e qytetit ishin një përjetim i bukur.Don Liano tregon edhe mesazhin e Lojërave Verore 2022 që bëri bashkë 825 fëmijë…

Lojërat Verore në Oratorin “Don Bosko” në Shkodër janë kthyer tashmë në një traditë prej 23 vitesh me radhë duke mbledhur fëmijët e qytetit për t’i larguar nga rutina e përditshme dhe fenomenet negative. Lojërat, sportet, historitë, mesazhet sensibilizuese, miqësitë mes fëmijëve dhe të rriturve dhe paqja për botën përmbyllën këto katër javë në Oratorin “Don Bosko”.

Artikulli paraprakPUSHUESIT NË VELIPOJË: ÇMIMET E RRITURA NJË SHQETËSIM
Artikulli tjetërQYTETARËT: PUSETAT PA KAPAKË RREZIK PËR NE