Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glover në një konferencë për median bëri të ditur se zgjedhjet vendore të 30 qershorit u bënë në një mjedis të polarizuar dhe ku votuesit ishin nën presion nga të gjitha partitë duke cënuar besimin e tyre.

Për konkluzionet e misionit të OSBE/ ODIHR do të duhet të presim edhe dy muaj por ajo që shefja bëri të qartë më shumë se një herë ishte se i takon autoriteteve shqiptare që të vendosin se çfarë do të bëhet me këto zgjedhje.
Partive u bëri thirrje të zgjidhin mosmarrëveshjet politike dhe të punojnë në emër të gjithë qytetarëve të këtij vendi ndërsa shtoi se vendimet e KQZ në disa raste ishin me pikëpyetje.

Nuk i certifikojmë ne zgjedhjet
Glover: “Nuk është mandati ynë që të certifikojmë zgjedhjet.. janë autoritetet shqiptare që duhen ta bëjnë… por do të dalim me një raport përfundimtar që do të bëjmë vlerësimin tonë.”

A mund të quhen votime njëpartiake?
Audrey Glover: Është një pyetje interesante. I takon autoriteteve shqiptare në këtë vend që të vendosin se çfarë do të bëhet me këto zgjedhje. Ne kemi bërë vëzhgimet tona. Në raport do të shikoni se ka dhe shumë shënime me ilustrimet që janë parë por nuk është detyra jonë. I takon autoriteteve të vendosin si do i konsiderojmë këto zgjedhje.

Media e polarizuar, votuesit nen presion
Glover: “Media e polarizuar …. Ne pamë prova se votuesit ishin nën presion nga të gjitha forcat politike. Kjo në disa raste që nuk e lejoi votuesin të votojë i lirë dhe i mirëinformuar. Kjo cënoi besimin e votuesve. Ne i urojmë Shqipërisë sukses në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike dhe u kërkojmë aktorëve politikë të punojnë në emër të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Glover: Në zgjedhjet e 30 qershorit nuk u morën parasysh interesat e elektoratit
Glover: “jo që ndodh para ditës së zgjedhjeve është më e rëndësishme. Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar apo axhendë të fshehtë. Jemi të paanshëm dhe lëmë faktet të flasin. Nuk na intereson kush i fiton zgjedhjet. I Vlerësojmë në bazë të përputhshmërisë së tyre. Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa qeveria qe e vendosur për ti mbajtur këto zgjedhje pa opozitën.

Zgjedhje te lira dhe demokratike?
Shefja e misionit te OSBE/ ODIHR shmangu pergjigjen e pyetjes nese zgjedhjet e 30 qershorit ishin demokratike të lira dhe të ndershme por pranoi se ka pasur presion ndaj votuesve dhe kjo nuk duhej lejuar.

Glover iu pergjigj: “Siç e dini ne nuk e përdorim më frazën ‘të lira e të ndershme” sepse mund të ndodhë të jenë të lira dhe jo të ndershme dhe anasjelltas por në raportin përfundimtar do të shikoni ku ka ende fusha që ka ende punë. Në raportin tonë përfundimtar do të ketë rekomandime dhe si do të adresohen. Rekomandimet janë bërë shumë por kam frikë se shumica e rekomandime ende nuk janë zbatuar

. Sa i takon presionit sigurisht votuesit duhet të njohin kandidatët dhe programet e tyre. Sigurisht dhe votuesit vetë e kuptojnë se kur ushtrohet presion dhe është e qartë që presioni nuk duhet të lejohet mbi zgjedhësit.

Glover: Zgjedhjet u zhvilluan në mjedis tejet të polarizuar politikisht
Glover: Zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis tejet të ngarkuar dhe polarizuar politikisht. Presidenti bëri një deklaratë dhe më pas nxori dekrete me qëllim shtyrjen e këtyre zgjedhjeve.

Kryeministri ishte i vendosur të vazhdonte me zgjedhjet me mbështetjen e parlamentit, dhe KQZ vijoi me përgatitjet. Më 14 qershor kryetarët e 27 bashkive u kërkuan KZAZ të lironin ambientet dhe që nga ai moment disa prej tyre u shkatërruan të tjerat u mbyllën dhe u bënë jo funkisonale. E gjithë kjo çoi popullatën konfuze.

Më leni të ngrej një pyetje: për kë bëhen zgjedhjet për politikanët apo votuesit? Jam e bindur se në zgjedhje pjesëmarrësi më i rëndësishëm është votuesi. Në fund të fundit zgjedhjet bëhen që zgjedhësit duan të votojnë. Zgjedhësit duhet të jenë në gjendje të votojnë lirshëm dhe pa asnjë lloj presioni. Të jenë të sigurt se vota e tyre do të ruhet e sigurt dhe do të mbrohet si duhet. Kandidatët të kenë akses të barabartë në media dhe të jenë të mirëorganizuara dhe funksionale në të gjitha nivelet dhe në përputhje me të gjitha nivelet.

Misioni vëzhgues i Zyrës së OSBE-së përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme.
Ky është i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri që monitoroi zgjedhjet e së dielës pas anulimit të vëzhguesve nga ana e Këshillit Evropian në moment të fundit.

Artikulli paraprakAKSIDENT TEK “KTHESA E BELTOJËS”, NJË I PLAGOSUR
Artikulli tjetërSULMET NË KZAZ NË DIBËR, ARRESTOHET PAS 3 DITËSH NËNKRYETARI I PD