Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kryer disa kontrolle për vjedhje energjie në disa fshatra të thella të qyteteve të ndryshme në vend. Si pasojë e kontrolleve në Malësi të Madhe, Shkodër dhe deri në disa prej fshatrave të thella të Beratit, janë proceduar tetë persona të cilët vidhnin energji elektrike.

Mësohet se një pjesë prej tyre kishin ndërhyë në matësin e energjisë për të bërë të mundur, konsum minimal të energjisë elektrike për bizneset e tyre.

Artikulli paraprakOPERACIONI ‘VESPA’ NË SHKODËR, SHPËRNDANIN KANABIS DHE DROGA TË TJERA, NË PRANGA 4 PERSONA
Artikulli tjetërBRITANIA KTHEN PAS EMIGRANTËT E RADHËS QË TENTOJNË KALIMIN, DAILY MAIL: RRETH 30% E TË DEPORTUARVE NË TETOR ISHIN SHQIPTARË