Pronarët e guroreve kanë kërkuar që të nisin punën për nxjerrjen e gurit dekorativ, pas vendimit të gjykatës Admintrative, por ato janë ndaluar nga policia.

Këta të fundit mesditën e kësaj të hëne kanë bllokuar kamionët e firmave në aksin Novaj-Tomorr, çka solli përplasje verbale mes tyre dhe pronarëve.

Gjykata Administrative e Tiranës ka hedhur poshtë më 3 gusht vendimin e Këshillit të Ministrave që parashikonte zgjerimin e zonës së mbrojtur në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit.

Disa nga banorët janë shprehur se ky vendim është skandaloz dhe se ata nuk e pranojnë, madje kanë zhvilluar disa protesta si dhe kanë nënshkruar një peticion kundër vendimit të Administratives.

Lidhur me këtë ngjarje ka pasur më herët edhe një reagim nga ana e ministri të Turizmit, Blendi Klosi, i cili ka deklaruar se do të ankimojnë vendimin e Administratives në Gjykatën e Lartë.

“Do ta rrëzojë vendimin që morën 5 gjyqtarët e Gjykatës Adminiatrative, që votuan 4 pro dhe 1 kundër për rëzimim e VKM-së për Malin e Tomorrit. 4 gjyqtarët; Amarildo Laçi, Bari Shyti, Arkelino Gazidede dhe Fjoralba Shehu do të përballen me peticionin e qytetarëve të të gjithë qarkut të Beratit.

Do të vazhdojmë të kërkojmë që të firmoset peticioni jonë dhe do ta ankimojmë vendimin e Administratives në Gjykatën e Lartë”, u shpreh më herët Klosi.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN NË FLAKË AUTOBUSI NË RRUGËN E KOMBIT
Artikulli tjetërTENTON TË VJEDHË KASAFORTËN NË NJË BANESË, PRANGOSET