Nisur nga interesi i mediave pas deklarates se artisteve te Teatrit Migjeni, në lidhje me pagat që ato kanë ne dispozicion, Bashkia e Shkodrës, ka sqaruar opinionin ne lidhje me kategorite dhe perfitimet qe i takojnë aktoreve ne vend.

Bashkia Shkodrës, bën me dije se bazuar ne VKM 165, te datës 02.03.2016 “per grupimin e njesive te veteqeverisjes vendore per efekt page, dhe caktimin e kufijve te pagave te funksionareve te zgjedhur e te emeruar” dhe Vendimit te Keshillit te Bashkise se Shkodres te 28 Prillit te ketij viti per miratimin e nevilit te pagave, vendimi i cili eshte miratuar nga institucioni i prefektit te Qarkut te Shkodres, jane klasifikuar ne pozicionin “aktor” te gjitha ata te cilet kane formimin perkates, referuar ligjit per kete pozicion. Nderkohe qe per te gjithe pjesen tjeter, Bashkia e Shkodres ka gjetur mundesine qe keto persona te paguhen ne kategorine “mjeshter pune”, duke rritur shperblimin mujor e per rrjedhoje edhe pagesen per sigurime shoqerore dhe shendetesore per secilin prej tyre. Ajo cfare evidetohet edhe ne dokumentat zyrtare te siguruara ne Bashkine e Shkodres bere publike edhe per mediat eshte fakt se shperblimi nga viti ne vit per poziconin mjeshter skene, ka pesuar nje rritje ne masen e 50 %, sic shihet edhen ne grafikun e paraqitur per te gjitha vitet qe nga viti 2011 dhe deri ne 2016-ten. Nderkohe qe e njejta situate, paraqitet edhe per kategorine aktore e cila eshte perfshire ne rritjen e parashikuar me ligj per stafin e teatrit migjeni te Shkodres.

Artikulli paraprakVLADAJ: PREFEKTI GABOI QË FIRMOSI EMËRTIMIN E SHKOLLËS “EDIT DURHAM”
Artikulli tjetërNUMRI I LARTË I DIVORCEVE NË SHKODËR