Një 41-vjeçar. E.P nga Vlora, është vënë në prangat e policisë pasi në autostradën Levan-Vlorë, ka mbushur makinën e tij me karburant dhe më pas ka paguar me një kartëmonedhën me prerje 100 euro false.

Pas dyshimeve nga punonjësi i karburantit policia mori kartmonedhën e cila pas verifikimeve rezultoi se ishte e falsifikuar.

Në vijim të policia ka bërë identifikimin dhe arrestimin e 41 vjeçarit E.P., banues në Vlorë.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Artikulli paraprakARRESTOHET NE RINAS, AKUZOHET PËR TRAFIK PROSTITUCIONI
Artikulli tjetërDIPLOMATIT KUVAJTJAN I VIDHET BANESA, DYSHIME MBI PUNONJËSIT E VILËS