Reshjet intensive të shiut mbrëmjen e kaluar kanë shkaktuar përmbytje dhe problematika të mëdha në bashkinë e Kurbinit. Uji ka depërtuar në katet e para të banesave e biznese duke detyruar edhe pezullimin e procesit mësimor në Laç.

Banorët thonë se shkak për këtë situatë janë bërë ndërtimet mbi kolektorë dhe mos marrja e masave nga vendorët për pastrimin e kanaleve.

Ne lidhje me keto permbytje ka reaguar edhe Kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara e cila kerkoi nderhyrjen e shtetit pasi fondet nuk jane te mjaftueshme

Nga shiu është bllokuar nënkalimi i superstradës në Fushë Mamurras. Mjetet kanë devijuar rrugën, ndërsa vështirësi dhe bllokim për disa minuta ka pasur edhe superstrada deri në qytetin e Laçit, pasi uji ka dalë nga kanali duke u derdhur ne rruge.Në aksin e rrugës Mamurras – Laç

kalohet me vështirësi pranë fshatit Gjorem, nga dalja e ujërave nga kanalet duke vërshuar në rrugë. Në Gjorëm disa hektarë tokë është përmbytur dhe banesa janë të rrethuara nga uji. Problematike e ngjashme në zonën e Kurbinit u regjistrua edhe në muajin Shtator.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR PASTRON BREGUN E LIQENIT
Artikulli tjetërHIDHEN MBI 160 MIJË RASATE KRAPI NË LIQENIN E FIERZËS