Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula me anë të një postimi në Facebook ka vlerësuar vendimin e marrë nga qeveria e Albin Kurtit për t’i pajisur qytetarët me një paketë ndihme në kuadër të goditjes së rëndë të ekonomisë nga inflacioni.

“Bravo qeverisë së Kosovës dhe uroj të jetë një mësim për ne në Shqipëri. Kosova është një shtet më i varfër sesa Shqipëria. Mirëpo shqiptarët e Shqipërisë janë më në hall sesa shqiptarët e Kosovës”, shkruan Sula.

Në vijim, deputeti demokrat thekson se Kosova me një buxhet shumë herë më të varfër, duhet të bëhet shembull për Shqipërinë, ku qeveria e “Sulltanit” Rama ofron një paketë ndihme qesharake, që nuk arrin as gjysmën e asaj të qeverisë së Kurtit.

Postimi i Sulës:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar sot masat e reja kundër krizës që do të përfshijnë: nga shtatori pensionistët do të marrin nga 100 euro, me nga 50 euro zyrtarët publikë, ndërsa me nga 100 euro punëtorët e ndërmarrjeve publike.

Ndërsa për punëtorët e sektorit privat u tha se Qeveria do të subvencionojë për tre muaj ato biznese që i rrisin pagat e punëtorëve, pra gjysmën e rritjes së pagës së tyre për tre muaj.

Në total, Kurti tha se do të ndahen 150 milionë euro për pakon për përballen me inflacion”.

Ndërkohë në Shqipëri, kryeministri e ka mendjen për “Open Ballkan” që lë jashtë vëllezërit tanë, dhe sigurisht për ti lëshuar ruspat bizneseve dhe policinë qytetarëve që kërkojnë të drejta.

Që nga maji asnjë lek për pensionistët dhe shtresat në nevojë. Se për administratën mendon vetëm para zgjedhjeve ky, si shkon mendja për ta kur kanë hall, ndërsa për punonjësit e sektorit publik vetëm se u çon taksidarë.

Para pak ditësh doli znj.Ibrahimaj në një konferencë tha që shumë shpejt do dali VKM për paketën e dytë, por dita tretë sot dhe zero masa. Ndërkohë që çmimet nuk ndalen së rrituri.

Edhe kur të miratohet VKM, sërish shuma që do akordohet nuk shkon as sa ajo e Kosovës. Rreth 100 milionë euro ose 12.1 miliardë lekë.

Shqipëria si një vend me numër popullsie dhe më e pasur si shtet do duhet të kishte një paketë më të gjerë në ndihmë të shqiptarëve, por jo.

Më pak para për qytetarët sepse më e madhe është vjedhja nga pushtetarët.

Për të miratuar paketën për qytetarët e zvarrit SULLTANI paketën e ndihmës ndërsa për një grusht klientësh 60 milion euro avulluan pa mbyllur e hapur sytë.

Ky është turp dhe super skandal.

Artikulli paraprakBASHKIMI EVROPIAN: JEMI TË PËRGATITUR NËSE MOSKA NDËRPRET TËRËSISHT FURNIZIMIN ME GAZ
Artikulli tjetërPARTIA E LIRISË: KURTI MIRATOI PAKETËN EKONOMIKE PËR QYTETARËT, KRYEMINISTRI YNË KA AXHENDË SHFAROSJEN E SHQIPËRISË