“BalkanWeb” e News24 zbardhin aktin normativ të paktës “Anti-KÇK” e miratuar dje nga qeveria dhe që synon sekuestrimin e pasurive të paligjshme.

Paketa u miratua dje, ndërsa ka hyrë në fuqi menjëherë si akt normativ. Sipas draftit, “Operacioni Forca e Ligjit” dhe Antiterrori janë strukturat për zbatimin e aktit normativ.

Paketa Anti-KÇK ka si qëllim goditjen e krimit të organizuar, gjurmimin e pasurive të krijuara nga krimi dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme të personave nën hetim ose të dënuar.

Sipas paketës, edhe policia ka të drejtë të marrë masën e sekuestros për një pasuri. Pasuria më pas i kalon shtetit por pas vendimit nga gjykata.

Ndërkohë në krye të paketës ‘Anti-KÇK’ do të jetë Komiteti i Koordinimit që kryesohet nga ministri i Brendshëm. Komiteti ka në përbërje edhe ministrin e Drejtësisë dhe Financave, Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e SPAK, kreun e SHISH, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, kreun e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky akt normativ përcakton masat parandaluese me karakter të përkohshëm në kuadër të forcimit të luftës ndaj organizatave dhe grupeve të strukturuara kriminale, organizatave terroriste, bandave të armatosura, individëve të përfshirë në krime të rënda si dhe procedurat, kompetencat e kriteret për zbatimin e këtyre masave ndaj subjekteve të këtij akti normativ.

Qëllimi i këtij akti normativ është ndërhyrja emergjente dhe me karakter të përkohshëm në kushtet e nevojës së forcimit dhe ashpërsimit të luftës kundër krimit të organizuar, organizatave dhe grupeve të strukturuara kriminale, si dhe çdo grupi tjetër kriminal e terrorist,

bandave të armatosura, individëve të përfshirë në krimet e rënda, me synim konsolidimin e sigurisë në vend, përmes rritjes së kapacitetit dhe nivelit të zbulimit, gjurmimit dhe parandalimit të krimit të organizuar, krimeve të rënda, terrorizmit dhe përdorimit prej krimit të organizuar të pronave me origjinë të paligjshme.

Artikulli paraprak“ME QETËSI DHE DASHURI”, META URON PËR FUNDJAVË, NË FOTO ME NJË PERSONAZH TË VEÇANTË
Artikulli tjetërMBYLLET MERKATOJA E FUTBOLLIT, JA KUSH KRYESON ME TRANSFERIME