Zyra e lirisë së medias në OSBE ka reaguar në lidhje me paketën anti-shpifje e cila pritet të miratohet nësër në Kuvend.

OSBE thotë se ka punuar me Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

“Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili, në asnjë mënyrë, nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur”, thuhet në reagimin e OSBE.

Artikulli paraprakMETA TAKON KËSHILLIN NDËRFETAR TË SHQIPËRISË: SITUATA TRAGJIKE PAS TËRMETIT, MOMENT REFLEKTIMI DHE PAJTIMI
Artikulli tjetërDY VËLLEZËR RRAHIN DHËNDRIN PËR VDEKJE ME SHKOP BEJSBOLLI NË DASMË