Ndeshja mes Manchester United dhe Bournemouth është anuluar për arsye sigure.

Autoritetet dhanë alarmin e kuq, ndërsa të gjithë tifozët u evakuuan nga shkallët e stadiumit “Old Trafford”. Sipas mediave britanike, në stadium është gjetur një pako e dyshimtë, duke detyruar që njësitë speciale të marrin situatën nën kontroll. Po ashtu, po përdoren dhe qentë. Fillimisht u njoftua se ndeshja do të shtyhet 45 minuta dhe pa dhënë shumë detaje, 20 mijë persona u detyruan të lënë stadiumin. Pas bisedave mes gjyqtarit kryesor të ndeshjes dhe zyrtarëve të United, edhe lojtarët janë urdhëruar të futen sërish brenda në dhomat e zhveshjes. Sfida e javës së fundit duhej të fillonte në ora 16:00 me kohën tonë lokale, në të njëjtën orar kur po luhen edhe sifdat e tjera të javës së fundit të kampionatit anglez.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakMEDIAT GJERMANE: KOMBËTARJA ËSHTË KRENARIA E SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërMALESI E MADHE, PROBLEME ME PRODHIMET BUJQËSORE