Dhjetë persona të një familjeje, mes tyre edhe fëmijë, kanë humbur jetën brenda një vile në rrethin e Cavallaros për shkak të daljes nga shtrati të lumit Milicia.

Për çështje minutash lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur shtëpinë duke mos iu lënë asnjë mundësi banorëve që të shpëtonin.Në vilë kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe zjarrëfikëset të cilët ia dolën që të shpëtonin tre personat e tjerë të mbetur në banesë.

Sipas mediave italiane, në banesë kanë qënë miq dhe të afërm që kishin vendosur të kalonin mbrëmjen së bashku. Tre personat që shpëtuan nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e përmbytjes.

Një burrë dhe një vajzë shpëtuan sepse kishin shkuar për të blerë ëmbëlsira, ndërsa personi i tretë ndodhet jashtë shtëpisë dhe kishte arritur që të kapej mbas një peme.Italia është përfshirë përreth një jave nga moti i keq.

Agjencia Italiane për Mbrojtje civile ka bërë të ditur se erat e forta dhe shiu i madh ka shkatërruar një pjesë të Italisë dhe se janë regjistruar një sërë viktimash.

Shumë fshatra janë evakuuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut, ndërsa presidenti i Këshillit Rajonal të Venetos, Roberto Ciambetti ka bërë të ditur se afër 300 mijë pemë janë dëmtuar në këtë zonë, që raportohet të jetë më e goditura nga moti i keq.

Autoritetet besojnë se dëmet mund të kërkojnë më shumë se 1 miliard euro për t’u riparuar

Artikulli paraprakSKEMA E RE E ND/EKONOMIKE E PAQARTË PËR VENDORËT
Artikulli tjetërMINISTRI BUSHATI: PS SYNON TË FITOJË BASHKINË SHKODËR