Sezoni i ri sportiv do ta gjejë ndryshe pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Prej ditësh ka nisur puna për rikonstruksionin e dhomave dhe dusheve të ekipeve mike si dhe arbitrave. Drejtori i “Sport Klub Vllaznia” Mark Kroqi tregon se është një investim i bashkisë Shkodër. Problemi i hershëm i ujrave në koridorin e poshtëm të pallatit të sportit dhe dhomat e zhveshjes kur kishte reshje shiu është zgjidhur pas punimeve të bëra në stadiumin “Loro Boriçi” Investimi për rikonstruksionin e 3 dhomave dhe 2 dusheve kap shifrën e 7 milion lekëve të vjetër, fond ky i parashikuar nga bashkia Shkodër në listën e investimeve të “Sport Klub Vllaznia” për këtë vit.

Artikulli paraprakBANESAT SOCIALE, NDRYSHIMET E BËRË NË LIGJ PËR TË PASTREHËT
Artikulli tjetërVLLAZNIA, NJË SULMUES E NJË MESFUSHORË NË PROVË