Palvari është një lagje e qytetit të Koplikut e cila vuan mungesën e infrastrukturës rrugore prej vitesh. Dhjetëra banorë në këtë zonë përballen çdo ditë me vështirësitë e qarkullimit mes pluhurit dhe gropave në të gjithë gjatësinë e lagjes.

Sipas tyre institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e gjendjes në të cilën ndodhen rrugët e kësaj lagje.

Një problematikë e tillë nuk ka gjetur zgjidhje edhe pse banorët kanë bërë disa herë apel për ndihmë në drejtim të bashkisë së Malësisë së Madhe. Faktikisht, ky nuk është I vetmi fshat me një problematikë të tillë në qytetin e Koplikut.

Artikulli paraprakMINISTRI AUSTRIAK: SHQIPËRIA KA BËRË HAPA TË MËDHA, VETTINGU RRIT BESIMIN TE DREJTËSIA
Artikulli tjetërM. E MADHE, 200 MATËSA UJI U DËMTUAN DIMRIN E KALUAR